Ka ndodhur

Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën 20-vjeçari. Dy vite më parë gjyshi i vrau të atin para syve

Gazeta Si – Një 20-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e të enjtes në një aksident rrugor në Tiranë pranë zonës së Freskut, ku një makinë është përplasur me motorin elektrik me të cilin po udhëtonte viktima.

Për pasojë ka humbur jetën Enjol Saliaj, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital. Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk i ka dhënë ndihmën e duhur Saliajt, por është arrestuar disa orë më pas.

Policia thotë se drejtues është19-vjeçari S.K., i cili sipas policisë ishte i pajisur me leje drejtimi dhe nuk ishte nën efektin e alkoolit.

Enjol Saliaj, është djali i Kudret Saliajt, të vrarë pranë Gjykatës së Tiranës, tek “Trëndafili i Bardhë” në 4 qershor 2021.

Për vrasjen e të atit, Kudret Saliaj, akuzohet ish-vjehrri i tij, Mexhit Picari dhe ish-gruaja e Kudretit, Dhurata Saliaj, të cilët ishin proces divorci.

Në atë ngjarje, Kudret Saliaj mbeti i vrarë me tre plumba, ndërsa u plagos avokati i tij, ish-prokuror në Prokurorinë e Tiranës, Adriatik Cama.

Dëshmitar në vrasjen e të atit në atë kohë ka qënë dhe 20-vjeçari, i cili humbi jetën mbrëmë nga përplasja me motor.

Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave.

Mëngjesin e të enjtes, një tjetër aksident tragjik ndodhi në Tiranë pranë vendit të quajtur si Kthesa e Kamzës, ku një 35-vjeçar, i cili udhëtonte si pasagjer humbi jetën pas përplasjes së dy mjeteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë