Ka ndodhur

Aksident rrugor në aksin Shkodër –  Gur i Zi, një nga makinat përfshihet nga flakët, lëndohet një grua

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Shkodër – Gur i Zi. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku ka mbetur e lënduar një grua, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Një prej automjeteve në aksident  është përfshirë nga flakët, por pa pasoja në njerëz të cilët arritën të dalin në kohë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar zjarrfikësja dhe forcat e policisë, të cilët nisën hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë