Ka ndodhur

Aksident në Vlorë, makina përplas 63-vjeçarin mbi biçikletë

Gazeta Si - Një aksident me pasojë plagosjen e një 60-vjeçari ka ndodhur paraditen e të hënës në hyrje të tregut të Orizit në qytetin e Vlorës.

Ai po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga 19-vjeçari, i cili po drejtonte një automjet tip 'Toyota' me targat AA890HC.

Policia thotë se 63-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës ku është në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë