Ka ndodhur

Aksident në Tiranë te ‘Kodra e Diellit’, makina përplas 3 këmbësorë

Gazeta Si - Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e të hënës në Tiranë në lagjen e njohur si “Kodra e Diellit”.

Mjeti i drejtuar nga 29-vjeçarja D.G., ka dalë nga ruga, duke përplasur këmbësorët B.H., 60 vjeç, V.H., 57 vjeçe dhe A.T., 27 vjeçe, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

E reja ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur fillimisht 27-vjeçaren. Më pas, e tronditur ajo nuk ka arritur të kontrollojë makinën dhe ka përplasur në trotuar çiftin e bashkëshortëve B.H., dhe V.H.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë