Gazeta Si – Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Rrugën e Arbrit, ku mësohet se si pasojë dy persona janë plagosur dhe njëri është në gjendje të rëndë.
Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur kokë më kokë në vendin e quajtur “Shkallët e Xibrit”.
Dy të pasosurit janë dërguar në qendrën shëndetësore të Klosit ku kanë marrë ndihmën e parë, me pas janë dërguar në spitalin e Burrelit.
Njeri pritet të dërgohet drejtë Tiranës. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.