Ka ndodhur

Aksident në Lezhë/ Ndërron jetë drejtuesi, bashkëshortja në gjendje të rëndë

Gazeta Si - Një 66-vjeçar që drejtonte një makinë tip “Opel”, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi u përfshi pasdite në një aksident.

Aksidenti ndodhi rreth orës 15:00 në vendin e quajtur si “Kryqëzimi i Rrilës” në Lezhë.

Viktima është Ndoc Nikaj, 66-vjeç. Ai kishte marrë plagë të shumta në disa pjesë të trupit dhe nuk mundi të mbijetojë.

Në gjendje të rëndë ndodhet edhe bashkëshortja e viktimës, që ishte pasagjere, V. N., 62-vjeç.

Po ashtu, i plagosur mbeti dhe drejtuesi tjetër i mjetit, shtetasi B.C., 53 vjeç.

Disa minuta më vonë një tjetër aksident është shënuar në Lezhë. Ngjarja u regjistrua në rrugën e kombit në segmentin Milot-Rrëshen, në dalje të Rubikut.

Një automjet ka dalë nga rruga, duke u përplasur në një mur. Si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi.

Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ditët e fundit, kanë ndodhur disa aksidente rrugore në qarkun e Lezhës, ku janë regjistruar 3 viktima dhe disa të plagosur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë