Gazeta Si – Një aksident i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Lezhë, ku një makinë tip “Toyota Yaris” ka përfunduar brenda një dyqani me dyshekë.
Sipas asaj që ka njoftuar policia makina drejtohej nga një femër, e cila dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit duke u futur brenda dyqanit.
“Rreth orës 17:20, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Cenit”, shtetasja E. B., 28 vjeçe, banuese në Lezhë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili për pasojë ka dalë nga rruga duke u futur në ambientet e një dyqani”, njoftuan uniformat blu.
Nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar. Fatmirësisht në momentin që shoferja ka humbur kontrollin nuk ka patur kalimtarë në rrugë dhe pronari i dyqanit nuk ka qenë jashtë.
Nga përplasja janë dëmtuar qepenat e dyqanit dhe një pjesë e murit të një furre buke aty pranë. Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.