Ka ndodhur

Aksident në Fier, ‘Range Rover’-i përplas për vdekje këmbësorin 50-vjeçar

Gazeta Si - Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës në Fier, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë".

Një këmbësor është goditur nga një automjet tip “ Fuoristradë”, duke i shkaktuar lëndime të rënda në trup. Sipas policisë, 50-vjeçari D.Gj., ka ndërruar jetë në spital.

"Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Grecallisë", Fier, shtetasi B. H., 20 vjeç, duke drejtuar një automjet tip "Range Rover", ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin D. Gj., rreth 50 vjeç. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital shtetasi D. Gj. Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme", - njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë