Ka ndodhur

Aksident në autostradën Morinë-Kukës, 40-vjeçari vdes rrugës për në spital

Gazeta Si - Një 40-vjeçar ka humur jetën në një aksident në autostradën Morinë-Kukës, në fshatin Morinë.

Policia thotë se shtetasi I. M., banues në fshatin Shtiqen, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me trafik-ndarësen. 

Ai është plagosur, por për fat të keq ka ndërruar jetë gjatë transportimit në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Gjithashtu është dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja A. M., 36 vjeçe, e cila pasi ka marrë mjekim në spitalin e Kukësit, është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë