Ka ndodhur

Aksident në aksin Milot-Mamurras, përplasen katër makina, dy prej tyre shoqëronin Berishën

Në aksin e autostradës Milot- Mamurras, ka ndodhur një aksident masiv gjatë mbrëmjes.

Janë përplasur katër makina me njëra tjetrën ku dy prej tyre shoqëronte ish-kryeministrin Sali Berisha në takimin e sotëm të “Foltores”.

Të dhënat paraprake tregojnë se kanë mbetur 3 persona të plagosur dhe po marrin mjekim në urgjencën e Laçit.

Ende nuk janë mësuar shkaqet e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë