Gazeta Si - Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër mëngjesin e kësaj të diele, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona.
Sipas burimeeve, dy makina, njëri tip “Ford” dhe tjetri “Porsche” janë përplasur me njëra-tjetrën. Katër prej tyre kanë qenë në mjetin “Ford” dhe kanë marrë lëndime më të shumta. Ata janë dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.
Sipas asaj që ka mësuar gazetari Martin Marku, dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë mjeti tip “Ford”. Shoferi i saj ka tentuar të futet në rrugë duke shkaktuar edhe përplasjen.
Siç duket edhe nga pamjet përplasja ka qenë e fortë pasi mjetet kanë pësuar dëmtime të mëdha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.