Ka ndodhur

Aksident në aksin Lezhë-Milot, një i vdekur

Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras është shënuar një tjetër aksident mbrëmjen e sotme. Në afërsi të mbikalimit të Milotit një drejtues me iniciale A. L., ka aksidentuar për vdekje një person ende të pa identifikuar nga autoritetet, i cili lëvizte me biçikletë biçiklist.

Policia ka njoftuar se dreejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë