Ka ndodhur

Aksident në aksin Lezhë-Milot, makina përplaset me shtyllën dhe përmbyset

Gazeta Si - Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në rrugën dytësore Lezhë-Milot në fshatin Barbullojë e vjetër.

Një automjet tip "Benz" me të cilin udhëtonte një grua, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllat në anë të rrugës, duke u përmbysur në anë të rrugës.

Për pasojë ka marrë lëndime të lehta drejtuesja e mjetit, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë