Ka ndodhur

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, lëndohen 4 pasagjerë

Gazeta Si - Një automjet i drejtuar nga një 32-vjeçar me iniciale F.H ka dalë nga rruga në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Petrushë.

Dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin dhe 4 pasagjerët në mjet janë lënduar lehtë. Mes 4 pasagjerëve, ndodhen edhe dy të mitur, të cilët janë dërguar në spitalin e Pogradecit.

Një grup përkatës i autoriteteve po punon mbi zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë