Ka ndodhur

Aksident në aksin Fier-Levan, plagosen 6 persona

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të regjistruar pasditen e të premtes në aksin Fier-Levan. Policia thotë se në aksident janë përfshirë dy automjete, një "Toyota" dhe një "Volkswagen".

Ndërsa përplasja ka qenë mjaft e fortë, duke shkaktuar dëme të mëdha tek të dyja makinat. Personat e plagosur janë pasagjerë të të dyja mjeteve të përfshira në aksident.

Për pasojë janë 2 shoferët dhe 4 pasagjerë, shtetasit S. G., 25 vjeç, E. M. 39 vjeç, F. Y. 33 vjeç, A. Y., 45 vjeçe, K. Y., 20 vjeç dhe P. Y., 53 vjeç, banues në Drizar, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ata janë dërguar menjëherë në spital, por nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë