Ka ndodhur

Aksident në aksin Fier-Ballsh, një i vdekur dhe një i plagosur

Gazeta Si - Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur këtë të premte në aksin rrugor Fier-Mallakastër. Një 64-vjeçar ka ndërruar jetë pasi mjeti që po drejtonte doli nga rruga. Po ashtu mësohet se ka mbetur e plagosur pasagjerja që ndodhej me të, e cila është dërguar në spital.

“Rreth orës 15:55, në aksin rrugor “Fier-Mallakastër”, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, shtetasi Q. K., 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Q. K , si edhe është dëmtuar shtetasi A. K., 59 vjeç, banues në Patos, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes së makinës nga rruga.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë