Ka ndodhur

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen disa automjete dhe bllokohet qarkullimi

Gazeta Si - Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin “Elbasan-Peqin”. Tre mjete janë përplasur pranë fshatit Pajove. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të plagosur, vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihen saktë rrethanat e aksidentit, por dyshohet se lagështia në rrugë mund të një prej shkaqeve. Si pasojë e këtij aksidenti ka pasur dëme të konsiderueshme materiale.

Si pasojë e aksidentit në këtë aks rrugor u bllokua qarkullimi, dhe po vijon me një korsi derisa të hiqen mjetet e aksidentuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë