Aksident në aksin Elbasan-Peqin. Gjatë mbrëmjes së sotme, pranë fshatit Murras, një 56-vjeçar që po qarkullonte me bicikletë, është përplasur nga një makinë, drejtuesi i së cilës nuk është identifikuar. I aksidentuari është jashtë rrezikut për jetën.
56-vjeçari i aksidentuar, me inicialet V.H., është banues në Cërrik. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit.
Informacioni i policisë
Më datë 24.09.2021, rreth orës 20:05, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Murras, një mjet ende i paindetifikuar, ka aksidentuar shtetasin V.H, 56 vjeç, banues në Cërrik, i cili po qarkullonte me biçikletë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.