Ngjarje

Aksident me vdekje në Shkodër, 70-vjeçarja përplas 65-vjeçaren

Nga Gazeta ‘SI’- Një grua është përplasur për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një 70-vjeçare këtë paradite në Shkodër.

Rreth orës 10:50, në lagjen “3 Heronjtë” automjeti me drejtuese shtetasen E. N., 70 vjeçe, ka përplasur këmbësoren shtetasen L. N., 65 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, 65-vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë