Ka ndodhur

Aksident me vdekje në Shijak, i riu përplas me makinë 76-vjeçaren

Gazeta Si - Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Gjepalaj të Shijakut rreth orës 08:40, ku një e moshuar ka humbur jetën.

Sipas Policisë së Durrësit, 23-vjeçari me iniciale K.K., po dilte nga banesa me automjet kur përplasi në rrugë këmbësoren M.K., 76 vjeçe, e cila fatkeqësisht humbi jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë