Ka ndodhur

Aksident me vdekje në Sarandë, humb jetën 62-vjeçari

Gazeta Si - Një aksident me vdekje ka ndodhur në fshatin Plal të Metoqit në Sarandë pasditen e kësaj të diele.

Një motor i drejtuar nga 62-vjeçari me iniciale K.T., ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë