Ka ndodhur

Aksident me vdekje në Roskovec, autobusi përplaset me motorin

Gazeta Si - Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në fshatin Kurjan të Roskovecit mëngjesin e kësaj të enjteje rreth orës 09:30.

Sipas policisë, një autobus është përplasur me një motor, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit, 80-vjeçari me iniciale I.C.

Nga pasagjerët në autobus, nuk ka të lënduar. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e autobusit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë