Ka ndodhur

Aksident me vdekje në Lushnjë, motori përplas 50-vjeçarin mbi biçikletë

Gazeta Si – Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Karbunarë-Lushnjë. Sipas policisë, një motor është përplasur me një biçikletë, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 50-vjeçari i cili po qarkullonte me biçikletë. Ndërkohë drejtuesi i motoçikletës ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Viktima është identifikuar si Fitim Xhafa, 50 vjeç, dhëndër në lagjen Karbunarë, ndërsa drejtuesi i motorit, Jovan Liçi, 61 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë.

Të dy ishin duke udhëtuar në të njëjtin drejtim kur janë përplasur me njëri-tjetrin.

50-vjeçarit pas rrëzimit nga biçikleta i ka rënë koka në gurët prej betoni të korsisë së biçikletës duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërsa 61-vjeçari ka vazhduar ecjen për rreth 30 metër me motor pasatj është rrëzuar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Karbunarë-Lushnjë”, motomjeti me drejtues shtetasin J. L. 61 vjeç, është përplasur me një biçikletë me drejtues shtetasin F. Xh., rreth 50 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën. Drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë