Ka ndodhur

Aksident me vdekje në Lushnjë, humb jetën një 25-vjeçar, plagoset rëndë një tjetër

Gazeta Si - Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje rreth orës 05:15 në aksin rrugor Divjakë-Lushnjë.

Një furgon tip Benz që drejtohej nga 22-vjeçari Q.O. 22 vjeç u përplas me një motor që drejtohej nga 44-vjeçari G.A.

Për pasojë humbi jetën drejtuesi i motorit, kurse shoferi i furgonit u transportua në spital për ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve hetimore, mësohet se furgoni ka dalë nga rruga pasi ka përplasur motorçikletën dhe ka shkulur edhe një shtyllë të tensionit të lartë.

Një banor në afërsi të vendit të ngjarjes pohon se mjetet lëviznin me shpejtësi të lartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë