Ka ndodhur

Aksident me vdekje në Fushë Krujë, humb jetën këmbësori 67 vjeç

Një 67-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.

Policia sqaron se një automjet që drejtohej nga 53-vjeçari me iniciale T. D., ka përplasur këmbësorin me iniciale E. M., banues në Tiranë, i cili  ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor që po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë