Ka ndodhur

Aksident me vdekje në Berat, shoferi largohet nga vendngjarja

Një 48-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në zonën "Çentër Shqiptare" Kombinat të Beratit. Viktima është identifikuar me iniciale A.A., thotë policia.

48-vjeçari u përplas nga automjeti teksa ishte duke kaluar rrugën dhe për pasojë humbi jetën menjëherë.

Ndërsa shoferi i mjetit u largua nga vendngjarja pas aksidentit. Grupit hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë