Ka ndodhur

Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Elbasan, në pranga 63-vjeçari

Gazeta Si- Një i moshuar ka humbur jetën në një aksident që ndodhi mbrëmjen e të hënës rreth orës 20:40, në autostradën Tiranë-Elbasan.

Policia njofton se 63-vjeçari me iniciale R.K., ka qenë duke drejtuar një furgon në momentin kur ka aksidentuar një person ende të paidentifikuar të moshës rreth 75-80 vjeç.

I moshuari, si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë