Ka ndodhur

Aksident me vdekje në aksin Prrenjas-Librazhd

Një person i paidentifikuar është përplasur për vdekje mëngjesin e të martës nga një makinë në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Prrenjas Fshat, rreth orës 05:30. Mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B.Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, ka përplasur këmbësorin, i cili ka gjetur vdekjen në vend.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë