Ka ndodhur

Aksident me vdekje në aksin Kardhiq-Delvinë, humb jetën 42-vjeçari

Gazeta Si - Një person ka ndërruar jetë në një aksident të ndodhur këtë të martë në aksin Kardhiq-Delvinë. Policia thotë se viktimë ka mbetur shtetasi Enton Ndini, 42 vjeç.

Mësohet se teksa ishte duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga. 42 vjeçari gjeti vdekjen në vend, tha policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë