Ka ndodhur

Aksident i trefishtë në Lezhë, shkak dyshohet një parakalim i gabuar

Gazeta Si - Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Lezhës, ku shkak dyshohet se ka qenë parakalimi i gabuar i një prej mjeteve dhe frenimi për të shmangur përplasjen nga një prej autoveturave ka bërë që dy automjetet që vinin pas saj, të përfshiheshin në këtë aksident.

Nga përplasja e automjeteve ka vetëm dëme materiale, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas burimeve, aksidenti ka sjellë rëndim të trafikut rrugor në qytet. Ka qenë ndërhyrja e policisë që ka lehtësuar qarkullimin në Lezhë.

Uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të rastit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë