Ka ndodhur

Aksident i trefishtë në aksin Fushë Krujë-Milot, i riu humb njërën këmbë

Gazeta Si - Një aksident i trefishtë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fushë Krujë-Milot në afërsi të Thumanës.

Si pasojë e aksidenit ka mbetur i plagosur rëndë 1 person, i cili është dërgjuar me urgjencë në Spitalin e Traumës për të marrë mjekim të specializuar.

Sipas burimeve, i riu 30-vjeçari, S.H., ka humbur njërën nga gjymtyrët e poshtme për shkak të përplasjes së fortë.

Ai ishte duke udhëtuar me një mjet tip “Smart”, ndërsa dyshohet se një parakalim i gabuar i këtij të fundit të ketë shkaktuar aksidentin.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të mësuar shkakun e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë