Ka ndodhur

Aksident i rëndë në Milot-Thumanë, mjeti çan në dysh trafikndarësen

Gazeta Si - Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e të dielës në autostradën Milot-Thumanë pranë Fushë Gjormit. Sipas burimeve, raportohet se një person raportohet se ka mbetur i lënduar.

Drejtuesi ka humbur kontrollin duke u përplasur, ndërsa trafikndarësja ka përshkuar tej për tej mjetin.

Shoferi ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Policia po heton shkaqet e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë