Ka ndodhur

Aksident i rëndë në Bypassin e Fierit, tre persona të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident që ka ndodhur në By Passin e Fierit mëngjesin e të shtunës. Mësohet se një makinë tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin E.T., është përplasur me mjetin tip "Nissan" me drejtues I.T.

Si pasojë e përplasjes, dy automjetet dolën nga rruga. 3 pasagjerë mbetën të lënduar nga kjo përplasje. Ata janë dërguar në spitalin e Fierit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë