Ka ndodhur

Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, humb jetën një nga drejtuesit

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në gjendje të rëndë në një aksident të ndodhur mëngjesin e të martës në Shkodër.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit “. Automjeti me drejtues shtetasin Z.M.,është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V.T., ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi Z.M., dhe ka marrë dëmtime e dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë drejtuesi i mjetit tjetër, shtetasi V.T.

Si pasojë e aksidentit, është bllokuar autostrada Shkodër-Lezhë , ndërsa qarkullimi i mjeteve është devijuar në rrugë dytësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë