Ka ndodhur

Aksident edhe në Vlorë, dy të plagosur nga përplasja e dy makinave

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, në lagjen 24 maji. Ndryshe nga aksidenti i Qafë-Muzinës, fatmirësisht në aksidentin e Vlorës nuk ka pasur viktima.

Nga përplasja e fortë e dy makinave kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar për në Spitalin e Vlorës dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Automjetet janë shkatërruar tërësisht, pasi përplasja e tyre ka qenë mjaft e fortë. Policia ka shkuar në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që shkaktuan këtë aksident.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë