Ngjarje

Akademia e Shkencave: Si u zhvillua studimi i seroprevalencës ndaj Covid-19

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka shprehur vlerësimet për ekspertët imunologë dhe epidemiologë, mjekëve të vijës së parë të luftës kundër pandemisë së shkaktuar ndërkaq ka komentuar edhe mendimet jo pro studimit për pozitivitetin.
"Studimi mbi seroprevalencën e virusit Sars-Cov-2 në popullatën shqiptare të qytetit të Tiranës, realizuar nga ekspertë të Akademisë së Shkencave, është kryer për të njohur realitetin dhe për të ndihmuar në parashikimin e pritshmërive të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, jo për të krijuar gjendje të caktuara iluzive, qofshin euforike, qofshin në anën e kundërt.
Studimi është kryer me të njëjtat procedura kërkimore me të cilat është bërë hulumtimi epidemiologjik i shkallës së prekjes së popullatës nga Covid-19 në një shumicë vendesh të Europës dhe të Botës," ka komentuar Akademia.

Ndër të tjera shpjefohet se të dhënat që kanë rezultuar në mbyllje të fazës së dytë të këtij studimi. Gjithashtu, Akademia shpjegon se studimi nuk ka karakter diagnostikues, por verifikues për situatën reale të shtrirjes së infeksionit nga Covid-19, duke iu referuar pranisë së antitrupave anti-Sars-Cov-2 në popullatën e kryeqytetit.
"Niveli i teknologjisë së testimeve imunologjike të përdorur në këtë studim është i njëjtë si në shumicën e vëndeve të Europës apo SHBA.Duke iu referuar raporteve të pranuar botërisht, numri i të infektuarve reale me virusin Sars-Cov-2 mund të jetë deri 10-15 herë më i lartë se numri i të sëmurëve me Covid-19 evidencuar nga shërbimi shëndetësor, raport i cili ndryshon në vartësi të shtrirjes së testimeve depstiuese serologjike," thuhet më tej në deklaratë.

Akademia ka shpjeguar se metodologjia e aplikuar është e përshtatshme si në dimensionin laboratorik (testi imunologjik i aplikuar ka vlefshmëri të lartë), ashtu edhe atë epidemiologjik (madhësia e kampionit në raundin e dytë të studimit është korrekte në kushtet e një seroprevalence të lartë).  Duke u nisur nga ky fakt Akademia shton se rezultatet e këtij studimi duhet të pasqyrojnë, brenda një kufiri të caktuar besimi, praninë e antitrupave specifikë IgG anti-Sars-Cov-2 në popullatën 20-70 vjeç të qytetit të Tiranës, të mbuluar nga qendrat shëndetësore të përfshira në studim, pa atë pjesë të popullatës që nuk përdor apo nuk bashkëpunon me shërbimet shëndetësore publike.

Më tej në deklaratë shpjegohet se Akademia e Shkencave është duke punuar për të sjellë fakte të reja që do të ndihmonin për të njohur akoma më mirë situatën në këtë fushë.
"Çdo pasqyrim apo interpretim i rezultateve paraprake të studimit në media apo në rrjete sociale jashtë kontekstit dhe metodologjisë kërkimore del jashtë kuadrit të një debati shkencor dhe është i papërshtatshëm.Gjejmë rastin të rikujtojmë që, megjithëse sot dimë më tepër mbi qarkullimin e virusit dhe shohim më shumë dritë në fund të tunelit, pandemia vazhdon dhe rreziku për sëmundshmëri të rëndë dhe humbje jete nga ky infeksion do të vijojë të mbetet i lartë edhe gjatë vitit në vijim," vijon deklarata.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë