Drejtësia

Ajola Xoxa në SPAK, zbaton masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’

Gazeta Si – Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj zbatoi sot masën “detyrim paraqitje” të caktuar nga GJKKO në kuadër të hetimeve për veprat penale korrupsion dhe pastrim parash.

Pasi qëndroi për disa minuta brenda institucionit, Xoxa doli pa dhënë ndonjë deklaratë për mediat. Xoxës i ishte caktuar masa “arrest shtëpie”, por gjykata vendosi t’ja lehtësonte duke marrë parasysh rrethanat e saj si nënë e një fëmije të mitur që duhet ta dërgojë në shkollë.

Deri më tani, të gjitha kërkesat dhe ankimet e Xoxës kundër kontrolleve të agjentëve të BKH, janë rrëzuar me vendim të gjykatës së Apelit të Posaçëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë