Moti

Ajër i ftohtë dhe i thatë, temperatura të qëndrueshme

Rryma ajri të ftohta dhe të thata kontinentale po ndikojnë gadishullin e Ballkanit duke kushtëzuar edhe vendin tonë. Moti sot ka nisur me mjegull në Jug dhe Veri-lindje, gjatë ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat kanë zbritur në mëngjes. Zona malore -3 – 12, Zona e ulët -1 – 21, Zona bregdetare 8 – 20 gradë celsius. Ditën e premte moti do të mbetet me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonën perëndimore. Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime të konsiderueshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë