Rritja e temperaturave duhet të nxisë “alarm të kuq” global, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Mot dhe Klimë të mërkurën, pas rekordeve të thyera sërish në gusht.
Bota ka regjistruar sërish rekord në temperaturat mesatare të gushtit, për herë të dytë radhazi, kanë treguar të dhënat të agjencisë së Bashkimit Evropian për Klimën.
Australia, Japonia dhe disa pjesë të Kinës dhe Norvegjisë kanë regjistruar gushtin më të nxehtë ndonjëherë në histori, sipas agjencive meteorologjike.
“Është e qartë se temperaturat po rriten përtej asaj që do të dëshironim”, ka thënë Celeste Saulo, udhëheqëse e Organizatës Botërore të Meteorologjisë.
Ndonëse temperatura e saktë mesatare globale për këtë gusht nuk dihet, Shërbimi i BE-së për Motin, ka thënë se shifra do të jetë mbi rekordin e vitit të kaluar.
Saulo ka bërë thirrje për monitorim më të mirë dhe mbështetje të agjencive për motin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.