Arsim

Aftësitë në gjuhën angleze, Shqipëria më mirë se vjet por e fundit në rajon

Nga Gazeta Si- Të mësosh një gjuhë nuk ka të bëjë me përkthimin e fjalëve. Është për të kuptuar kulturave të tjera.

Sipas një studimi të EF EPI, mbi aftësitë e përdorimit dhe njohjes së gjuhës angleze, Shqipëria ka shfaqur një përmirësim të vlerësimit nga 523 pikë në vitin 2022 në 533 pikë në vitin 2023, duke u renditur kështu në vendin e 39-të. Po ashtu Shqipëria vlerësohet të jetë përmirësuar ne 10 pikë.

Pavarësisht se në një total prej 113 vendesh, Shqipëria renditet në vendin e 39, në rajon është e fundit në renditje, me Greqinë në vendin e 12, Serbia në vendin e 24 dhe Italia në vendin e 35.

Sipas tabelës së pikëve, vlerësimi më i ulët konsiston në intervalin 1-199 pikë, ndërsa vlerësimi më i lartë i përket intervalit 700-800 pikë. Shqipëria bën pjesë në intervalin 500- 549 pikë, të cilat tregojnë për një nivel B2 të pjesëmarrësve që i janë nënshtruar testimit. Ky nivel cilësohet si një nivel i moderuar.

Ata që kanë dalë më mirë në testimet e gjuhës angleze janë burrat me 535 pikë, në krahasim me gratë që kanë 528 pikë.

Nga ana tjetër, pjesëmarrësit nga shtetet si Hollanda, Austria dhe Danimarka kanë siguruar pikët më të larta në testim duke e pozicionuar kështu Hollandën në vendin e parë me 647 pikë.

Austria ka grumbulluar  616 pikë dhe Danimarka 615 pikë. Po ashtu, në vendin e dytë është pozicionuar Singapori me 631 pikë.

Në vendet e fundit janë Jemeni, Taxhikistani dhe Kongo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë