Arkitekti i lindur në Burkino Faso, Diébédo Francis Kéré, është bërë afrikani i parë që fiton çmimin prestigjioz Pritzker, i cili shpesh quhet çmimi Nobel i arkitekturës. Puna e tij, duke përfshirë struktura të përhershme dhe të përkohshme, është ngritur në vendin e tij të lindjes, por edhe në Afrikë, Europë dhe Shtetet e Bashkuara.

Kéré, 56 vjeç, ishte i gëzuar kur mori atë që konsiderohet çmimi më i njohur i arkitekturës, duke e përshkruar veten si “njeriu më i lumtur në planet”.
Por udhëtimi i tij prej dekadash në krye të fushës së tij ishte aspak i thjeshtë, me mundësi të kufizuara në fshatin e tij.
“Unë u rrita në një komunitet ku nuk kishte kopsht fëmijësh, por ku komuniteti ishte familja juaj”, tha ai.
Si fëmija i parë në komunitetin e tij që ka ndjekur shkollën, ai mendoi të ndihmonte të tjerët duke përdorur arkitekturën.






Vite më vonë dhe pas studimeve në Gjermani, ëndrra u bë realitet, me Kéré që projektoi një shkollë fillore në fshatin e tij të lindjes, Gando, si ndërtesën e tij të parë në 2001.
Përtej projekteve të tij në Burkina Faso, arkitekti fitues ka projektuar gjithashtu struktura të përhershme dhe të përkohshme në të gjithë Europën dhe Shtetet e Bashkuara, si Pavioni Serpentine i Londrës 2017.
Çdo vit, Galeria Serpentine fton një arkitekt ndërkombëtar për të ndërtuar godinën e tyre të parë në Londër në terren.






Frymëzimi i tij për dizajnin ishin pemët në fshatin e tij të lindjes, Gando, me struktura që kërkonin të lidhnin vizitorët me natyrën përreth, sipas faqes së internetit Serpentine.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



