Ngjarje

Afishja që “fëlliqi” politikanët italianë

Pllakati i ri i artistes konceptuale, Marina Abramoviç për regatën e lundrimit “Barcolana”,  në gjirin e Triestes, i ka rënduar politikanët në Itali. Me sloganin ku shkruhet “Jemi të gjithë në të njëjtën varkë”, afishja është dënuar nga zv.kryebashkiaku i krahut të djathtë, të qytetit.

Sipas gazetës “Art”, zv.kryebashkiaku, Paolo Polidori ka dënuar afishen  duke cituar “e papranueshme, me shije të keqe, e pamoralshme të bësh propagandë politike nga një ngjarje, si “Barcolana”, që i përket të gjithë qytetit” dhe e ka krahasuar imazhin me Maon e Kinës komuniste. Siç ka raportuar gazeta “La Repubblica”, Polidori ka ngulmuar se pllakati duhet të hiqet nga të gjitha broshurat dhe ftesat dhe,  ka kërcënuar se do të tërheqë financimin prej 30 mijë eurosh, nëse do të refuzojnë.

Kjo vepër e Abramoviçit lvjen pas vendimit të qeverisë italiane për të mbyllur portet ndaj anijeve me emigrantë, ndërsa zv/kryeministri,  Matteo Salvini, ka deklaruar se organizatat jo qeveritare nuk janë më “të legjitimuara”.

Abramoviç dhe ish i dashuri, Ulay. 

Artisja serbe njihet për veprat e saj provokuese dhe pioniere, të cilat kanë sfiduar si autoritetin,  ashtu edhe vetë praktikën e artistes. Artistja po punon aktualisht me një prej projekteve më të rrezikshëm që ka realizuar deri tani, në të cilin ajo do të elektrifikojë veten me një milion voltë, i parashikuar të ndodhë në Akademinë Mbretërore të Arteve, më 2020-ën.

Është lajmëruar së fundi se Abramoviç dhe ish i dashuri i saj, Ulay,  do të bashkohen për një tjetër performancë në një memoar të ri, që do të rrëfejë marrëdhënien e tyre të stuhishme dhe krijuese dhe,  një video e pa transmetuar e çiftit do të shfaqet në ekspozitën e ardhme,  në Galerinë Riçard Salton, në Londër.

Siç është traditë, çdo vit, organizatorët e ngjarjes pajtojnë një artist për të krijuar një afishe në përkujtim të ngjarjes. Që prej fillimeve, në vitin 1969, regata është nderuar si një prej regatave më të vlerësuara të lundrimit të botë. Një zëdhënës për ngjarjen ka ngulmuar se vepra e artit nuk do të tërhiqet apo censurohet dhe do të përdoret për marketing kombëtar dhe ndërkombëtar për regatën.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë