Ngjarje

Afganistan, Airbnb ofron mikpritje falas për 20,000 refugjatë

Duke filluar nga e marta, gjiganti i qirasë online Airbnb do të fillojë të presë 20,000 refugjatë afganë në të gjithë botën falas falë nismës së saj "Shtëpi të Hapura", njoftoi CEO i kompanisë Brian Chesky në Twitter.

Chesky shpjegoi se do të jetë vetë kompania ajo që do të paguajë për qëndrimet, por duke nënvizuar se kjo lloj nisme  mund të zbatohet vetëm në bashkëpunim “me bujarinë" e pronarëve të shtëpive.

Në Afganistan, marrja nën kontroll nga talebanët ka rritur në mijëra numrin e refugjatëve, shumë prej të cilëve janë zhvendosur nga vendi falës ndihmës së vendeve aleate dhe SHBA përmes  transportit ajror.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë