Teknologji dhe Inovacion

Aeroporti i Beogradit do të furnizohet me energji solare, i pari në rajon

Aeroporti “Nikola Tesla” në Serbi do të furnizohet me energji të prodhuar nga një termocentral solar me 1 MW energji. Objekti u instalua pranë kompleksit të aeroportit dhe përbëhet nga 3.000 panele fotovotaike të shpërndara në një pllajë prej 15.900 metra katrorësh.

Energjia vjetore që do të prodhohet nga ky park pritet të jetë 1.13 mln KWh, mjaftueshëm për të mbajtur 430 shtëpi.

Investimi synon reduktimin e emetimeve të karbonit nga aeroporti me 900 ton në vit, tha operatori i aeroportit të Beogradit, pjesë e kompanisë franceze, Vinci Airports.

Vinci ka reduktuar emetimet e karbonit me 28% që nga viti 2018, kur instaloi termocentralin solar në rrjetet e të gjithë aeroporteve të tij, me fuqi totale 30 MW.

Instalimi i centralit fotovoltaik në Beograd është pjesë e një zinxhiri drejt tranzicionit të energjisë.

Qëllimi i aeroportit është të arrijë nivelin e zero gazeve të emetuara në 2050-n./Balkanenergynews


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë