Politike

Administrativja rrëzon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut me 60 ditë nga Kuvendi

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë ka shfuqizuar vendimin e 12 tetorit të Sekretariatit të Etikës, që përjashtuan me 60 ditë deputetët demokratë Gazmend Bardhi dhe Klevis Balliu nga punimet e Kuvendit.

Masa disiplinore për deputetët erdhi pas kërkesës së Partisë Socialiste, e cila i akuzoi dy deputetët e opozitës për incidente gjatë votimit të Reformës Territoriale, ku u hodhën shishe uji dhe vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë