Teknologji dhe Inovacion

Adam Mosseri e konfirmon: Instagrami ka mbaruar

Dy gjëra të mëdha ndodhën në vitin 2016 për Instagramin. Së pari, ishin ndryshimet në prurje si algoritmi. E më pas erdhi opsioni më i ri, imitimi i Snapchat: Historia (story). Në fillim njerëzit i deshën këto dy ndryshime por më pas filluan të heqin dorë.

Pas një kohe, njerëzit ndaluan së postuari foto në ‘feed’ sepse i postonin në ‘story’ pasi aty i shikonin më shumë njerëz.

Filloi të kishte më shumë reklama që bllokonin Tregimet, kështu që ndaluan së shikuari video dhe foto në Instagram. Ngadalë ndaluan së postuari foto apo video shpesh.

Më pas erdhën videot pafund pasi doli IGTV dhe më pas imitimi i TikTok të cilat ishin të vështira për t’u shmangur.

Tani ka opsione të reja ku videot e njerëzve që nuk i ndiqni bëhen pjesë të instagramit tuaj deri në atë masë sa ndonjëherë bëhet e vështirë që të shohësh videot e personave që ndjek.

Edhe familja Kardashian kanë deklaruar se Instagrami i ri është një dështim.

Kjo është një deklaratë e fortë kur mendon se e gjithë familja fiton para nga platforma.

Ndryshe nga ne të tjerët, familja Kardashian janë një përbërës i rëndësishëm i Instagramit.

Duke tingëlluar si një prind i rraskapitur, Adam Mosseri, kreu i platformës tha pas deklaratës së Kardashians se Instagrami është i mrekullueshëm, thjeshtë rekomandimet mund të mos jenë të duhurat dhe më pas tha se do të përmirësohej.

Sipas Mosseri, përdoruesit e Instagram po kalojnë në video. Kjo edhe mund të jetë e vërtetë dhe ndoshta njerëzit hoqën dorë sepse nuk donin të postonin video.

Ndërkohë, njerëzit që përdorin Instagramin si një mënyrë për të fituar para u detyruan të postojnë më shumë video për të mbetur në llogaritë e njerëzve.

Tani njerëzit po e krahasojnë Instagramin me Facebook dhe duke llogaritur faktin se Facebook ka disa vite që nuk është më platformë kryesore ku kalojnë kohë më shumë njerëzit.

Ndryshimet e platformës po përmbysin bizneset e njerëzve për dy arsye: një, sepse ata duhet të harxhojnë shumë kohë në përpjekje për të kënaqur algoritmin dhe e dyta sepse Instagram po largon një pjesë të audiencës.

Instagrami është ‘i dëshpëruar’ dhe askush nuk e pëlqen diçka të tillë, as vetë kreu i platformës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë