Nga Gazeta Si- Shpallet në kërkim ndërkombëtar Edison Sheme i akuzuar për marrëdhënie seksuale me të mitur, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 12 vjeçare për 4 vite.
Gjatë këtyre ditëve, kontrolle të shumta nga policia janë bërë në banesat e të afërmve, miqve e të njohurve të tij jo vetëm në fshatin Sheqeras dhe Barç por edhe në Maliq.
Pas informacioneve të grumbulluar nga policia, Prokuroria e Korçës nxorri urdhërin e kërkimit ndërkombëtar për Edison Sheme, urdhër i cili ju përcoll Interpol Tiranës për të vijuar procedurat e kërkimit ndërkombëtar, si edhe po komunikohet me homologët për të arritur në arrestimin e 43 vjeçarit.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth 1 javë më parë në fshatin Sheqeras të Maliqit, pasi e mitura 16 vjeçare tani denoncoi në polici abuzimin që 43-vjeçari bëri me të që në moshën 12 vjeçare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.