Ka ndodhur

Maliq / 44-vjeçari prej katër vitesh abuzonte me të miturën! Shpallet në kërkim

Nga Gazeta 'Si'-Rast i rëndë abuzimi ka ndodhur në Sheqeras të Maliqit, ku një 44 vjeçar prej 4 vitesh abuzonte me një 12 vjeçare, e cila sot është në moshën 16 vjeç.

Sipas informacioneve, autori është shpallur në kërkim. Ka qenë e mitura që ka denoncuar në prani të prindërve abuzimin që bënte autori, i cili ishte mik i babait të saj dhe kishin hyrje dalje familjare.

Prej 4 vitesh ai abuzonte dhe i bënte presion të miturës për të mos treguar asgjë. Marrëdhëniet e njëpasnjëshme kanë ndodhur në një magazinë në pronësi të autorit, ku dyshohet të ketë dhe kamera sigurie prej ku do merren filmime nga serveri.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e identifikuar si Edison Sheme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë