Shendet

Abscesi i dhëmbëve dhe simptomat që nuk duhen neglizhuar

Termi "absces" i dhëmbëve tregon grumbullimin e infeksionit që izolon një dhëmb të caktuar, duke dëmtuar kështu mishrat e dhëmbëve, deri në kockën e nofullës.
Kjo sëmundje nuk dihet nga e ka prejardhjen, por dentistët përgjithësisht dallojnë tre lloje të abscesit të dhëmbëve: pulpiti periodontal, periapikal (ose i komplikuar) dhe gingivës. E para është rezultat i një infeksioni të periodontit, që është aparati mbështetës i dhëmbëve i përbërë nga gingiva, kocka mbështetëse, rrënja dhe fibra lidhëse elastike e dhëmbit. Mund të shkaktohet gjithashtu nga një infeksion brenda dhëmbit. Në të dytën, procesi infektiv, i cili fillon në pulpën e dhëmbit, gjenerohet nga ndërlikimi i një fijeve nervore. Kjo në fakt, duke e dëmtuar smaltin e dhëmbit, ndikon në dentinën dhe arrin deri në pulpë. Kjo ka të bëjë me mungesën e kujdesit të duhur, bakteret përhapen thellë duke shkaktuar një infeksion të gjerë purulent. E njëjta gjë mund të jetë pasojë e një traume të madhe në dhëmbë që nxisin nekrozën e pulpës. Më në fund, abscesi i mishit të dhëmbëve është forma më pak e komplikuar dhe siç nënkupton vetë emri, ajo zhvillohet drejtpërdrejt në pulpë.

Infeksioni, që krijon abscesin dentar, mund të vijë nga shumë arsye. Para së gjithash, higjiena e dobët ose joadekuate e gojës. Kjo gjendje favorizon formimin e kariesit( prishja totale e dhëmbit) e cili nga ana tjetër, nëse nuk trajtohet në kohë, shkakton infeksion gjaku. E vetmja metodë parandaluese për të shmangur këtë është pastrimi i dhëmbëve pas çdo vakti dhe përdorimi i fillit të dhëmbëve. Megjithatë, ekzistojnë faktorë të tjerë të rrezikut që mund të favorizojnë shfaqjen e problemit, për shembull: ndërhyrje të shumta dentare që nuk janë krejtësisht të suksesshme (implantimi, mbushja, devitalizimi), abuzimi me alkoolin, pirja e duhanit, e të tjera. Gjithashtu edhe prania e disa sëmundjeve si celuliti bakterial, diabeti, sëmundjet që dobësojnë sistemin imunitar (sidomos AIDS) dhe çrregullimet e refluksit gastroezofageal.
Kohëzgjatja e një abscesi dentar dhe simptomat e lidhura me të varen nga koha e ndërhyrjes dhe lloji i terapisë që miratohet. Një nga simptomat tipike është dhimbja e mprehtë, therëse që e bën të vështirë përtypjen, veçanërisht nëse ushqimi është shumë i ftohtë ose tepër i nxehtë. Dhimbja rritet duke shtrënguar gojën ose duke prekur dhëmbin me majën e gjuhës. Shenjat e tjera klinike përfshijnë: ënjtje, skuqje, ndonjëherë gjakderdhje të mishrave të dhëmbëve, ethe, vëllim i rritur i nyjeve limfatike në qafë dhe ënjtje të fytyrës. Lëkura mbi abscesin duket e enjtur dhe e skuqur. Diagnostifikimi bazohet në anamnezë të ndjekur nga analiza e një mostre të infeksionit dhe rrezeve x të dhëmbit. Meqenëse ky është një infeksion, terapia kryhet me anë të antibiotikëve të cilët mund të shoqërohen me ilaçe lehtësuese të dhimbjeve.
Burimi: Il Giornale. Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë