Ngjarje

A$AP Rocky lirohet nga burgu

Një gjyqtar liroi A$AP Rocky, i cili ishte mbajtur në burg nga autoritetet suedeze për rreth një muaji nën akuza për sulm, ndërsa pret vendimin për gjyqin e tij, i cili pritet të dalë brenda dy javësh. Reperi, bashkë me dy të pandehurit Bladimir Corniel dhe David Rispers, u liruan nga burgu dhe janë duke u kthyer në Shtetet e Bashkuara, pasi gjyqtari vendosi se nuk ishte e nevojshme të qëndronin në Suedi ndërsa prisnin vendimin e gjykatës.

Rocky akuzohet se ka rrahur një 19 vjeçar të quajtur Mustafa Jafari gjatë kohës kur ai ishte në Stockholm në qershor. Reperi tha se e bëri për vetëmbrojtje dhe se Jafari e kishte ndjekur atë dhe dy të tjerët dhe refuzonte të largohej. Prokurorët argumentuan se Rocky duhej të shpallej fajtor për sulm, duke thënë se ai nuk kishte “asnjë justifikim” për të sulmuar djalin.

Reperi dëshmoi dje dhe i tha jurisë “Ne nuk donim ti provokonim këta djem. Ne thjesht donim të largoheshim prej tyre. Vetëm kur pashë se roja im i sigurisë po ngrinte njërin prej tyre”, duke shtuar se situata “u bë pak e frikshme”.

Arrestimi i A$AP Rocky muajin e kaluar u përball me shumë protesta nga fansat dhe të famshmit, duke filluar nga Justin Bieber deri tek presidenti Donald Trump, i cili, sipas ‘New York Times’ arriti deri aty sa të dërgonte lajmëtarin e tij personal në gjyq. Ai madje postoi edhe një Twitter me doza humori pas lirimit të tij.

Më herët gjatë këtij muaji, Bieber iu drejtua Trumpit pas shqetësimit të tij për të liruar Rocky-n duke shkruar, “Unë dua që miku im të lirohet. E vlerësoj që po mundohesh ta ndihmosh. Por, ndërkohë, a mund ti lirosh dhe ata fëmijë nga kafazet?” e pyeti Justin, duke iu drejtuar krizave të fëmijëve emigrantë që janë duke ndodhur në kufi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë